“Lojtarët e Ballkanit nuk u ankuan kurrë”! Ilir Daja hap librin e kujtimeve: Arritje e madhe ajo me Skënderbeun, vetëm ne dhe një ekip i Israelit…

Ilir Daja ka shkruar edhe njëherë tjetër historinë, këtë herë duke pushtuar Europën me Ballkanin. Trajneri shqiptar arriti grupet e Conference League me kampionët e Kosovës, që për herë të parë dilnin në arenën europiane. Nëpërmjet një interviste për “Gazeta Blic Sport”, Daja ka hapur librin e kujtimeve sa i përket periudhës me Skënderbeun, duke kujtuar atë arritje në Europa League.

“Pasi erdha te Ballkani fillova të besoj për titullin, jo për grupet e Conference Leagues për të qenë i sinqertë. Në momentin që kam takuar një grup futbollistësh me qetësi, me personalitet dhe me karakter të jashtëzakonshëm kemi punuar fortë, jo vetëm në mënyrë praktike, por edhe në mënyrë teorike (me video). Lojtarët asnjëherë nuk janë ankuar, mundi dhe gjithçka që kemi arritur i shkon atyre, i shkon presidentit të klubit, i shkon çdo trajneri që ka punuar me këta futbollistë që nga moshat e vogla, sepse përveç edukimit sportiv ka ndikuar edhe në një edukim me frymë grupi”

Është njësoj, normalisht që çdo kalim është historik. Tek Skenderbeu kam pasur emocione të jashtëzakonshme, sepse ka pasur një histori që vetëm ne dhe një ekip nga Izraeli kishim kaluar katër raunde për t’u kualifikuar në grupe. Edhe këtu për herë të parë merrte pjesë Ballkani për herë të parë në grupe një ekip nga Kosova. Kemi dalë jashtë qytetit tonë dhe kemi përfaqësuar gjithçka mirë futbollin kosovar, duke bërë krenar Kosovën”, tha Daja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *