“Erdhi me pritshmëri të mëdha, po më kënaq”! Trajneri i Interi vlerëson Kristjan Asllanin: Nuk e shoh vetëm si zëvendësues të Brozovic

Kristjan Asllani arriti që të merrte sërish vëmendjen e mediave dhe tifozëve të Interit me fare pak minuta debutimi në Serinë A. Ndërkohë në ditën e sotme, zikaltërit do të përballen me Lacion. Para këtij takimi ishte trajneri Inzagi që foli në konferencën për shtyp, ku nuk munguan disa fjalë edhe për mesfushorin e Shqipërisë.

“Është një djalë që po punon shumë mirë, ka ardhur me pritshmëri të mëdha te Interi. Po më kënaq për atë që ka treguar deri tani. Asllani erdhi për të ndihmuar Brozovic në atë rol, por unë e shikoj gjithashtu edhe pas dy sulmuesëve”, u shpreh Inzagi sa i përket përdorimit të këtij lojtari në disa role të mesfushës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online