Armando Sadiku i ka dhënë fitoren skuadrës së Kartagjenës mbrëmjen e sotme. Kartagjena fitoi me rezultatin 2-3 kundër Hueskas dhe gjithçka u vendos në frymën e fundit. Sulmuesi shqiptar hyri në fushën e lojës në minutën e 82-të, ndërsa në të 98-n shkundi rrjetën kundërshtare.
Kur po numëroheshin sekondat e fundit të lojës, Sadiku shkon pranë pikës së bardhë për të ekzekutuar një penallti të fituar nga Kartagjena. Lojtari shqiptar fiton duelin me portierin kundërshtar dhe e ndal topin në rrjetë. Ky ishte goli i parë i Armando Sadikut me ekipin e Kartagjenës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Golazo de Sadiku…Gora Albania! pic.twitter.com/uEsgMWZnXC
— Paco (@Paco01CT) August 21, 2022