Dejan Zarubica ishte një element i goditur që do të merrej nga Laçi. Ky futbollist arrinte që të bënte diferencën në fushën e blertë me performancën e treguar. Menjëherë pas eliminimit të kurbinasve nga Europa, do të vinte edhe largimi i tij.
Në këtë rast ishte Ballkani që nuk mund të qëndronte pa përfituar nga situata. Ilir Daja fërkon duart për një përforcim që do të rrisë së tepërmi cilësinë në organikën e skuadrës që kërkon grupet e Conference League. /Sport Ekspres/