Kjo e sotmja ishte një mbrëmje me fat për Indrit Tucin, por jo për Lokomotivën e Zagrebit. Këta të fundit janë mposhtur me rezultatin 3-2 nga Gorica. Në listën e golashënuesve është futur edhe sulmuesi i Kombëtares Shpresa, megjithëse në fund nuk mundi dot ta nxirrte skuadrën me pikë nga kjo transfertë.
Tuci e dërgon topin në rrjetë në minutën e 84-t për ta dërguar rezultatin në 3-2. Shifrat do të mbeteshin të tilla deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit, duke bërë që goli i 21-vjeçarit të shërbejë veç për statistikat e tij personale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Video edited on Kapwing