Milani e nis sezonin e ri aty ku përfundoi të vjetrin. Kuqezinjtë fillojnë edicionin 2022/23 të Serisë A si kampionë, teksa kanë treguar forcën që në ndeshjen e parë kundër Udinezes.“Djajtë“ e Piolit kanë marrë fitoren e parë dhe kanë mposhtur bardhezinjtë me rezultatin 4-2.
Miqtë shënuan të parët me anë të Becaos, i cili tund rrjetën që në minutën e 2-të. Por nuk do të ishte e largët kundërpërgjigja. Theo Hernandez tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe kthen baraspeshën në minutën e 11-të. Katër minuta më vonë Ante Rebiç përmbys rezultatin, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë Udineze reagon edhe njëherë tjetër me anë të Masinas.
Pjesa e dytë nis me një gol të shpejtë nga kampionët e Serisë A, që me anë të Brahim Diazit i dërgojnë shifrat në 3-2 në minutën e 46. Ndërkohë për të vendosur fatin përfundimtar të takimit mendon përsëri Rebiçi, që shënon në minutën e 68 dhe fikson rezultatin në 4-2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? ANTE REBIC MAKES IT 4-2!https://t.co/olLHwYlf1a
— SempreMilan (@SempreMilanCom) August 13, 2022