Shihej si pengesa e vetme për të mos kryer lëvizjen, “Buba” mund t’i ketë sjellë një sulmues Partizanit

Disa ditë më parë është përfolur së tepërmi për kalimin e Sindrit Guri te Partizani. Si për të shtuar më shumë zërat shërbeu edhe foto e sulmuesit që po darkonte me drejtorin sportiv të Partizanit, Elton Marinit. Por pengesa kryesore shihej ecuria e mirë e Shkëndijës në Conference League.

Nëse kuqezinjtë do të arrinin në fazën e grupeve, atëherë do të ishte e pamundur për të kaluar te Partizani. Kjo pistë ka rënë pasi Shkëndija është eliminuar nga AIK në ruletën ruse. Ndoshta ajo penallti e gabuar në fund nga ish-lojtari i Partizanit, Ferhan Hasani(Buba), mund t’i ketë një sulmues të kuqëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *