Italia merr të njëjtën fitore ndaj Shqipërisë me moshat në më pak se 24 orë, e pësojmë nga lojtarët e Interit

Pas fitores 3-0 të Italisë U-19 kundër Shqipërisë U-19, i njëjti rezultat vjen në Coverciano në më pak se 24 orë. Por këtë herë bëhej fjalë për grup moshën e U-18. Italianët kanë arritur që t’ia dalin sërish me shifrat 3-0 duke mundur djemtë e drejtuar nga ana e Beharit.

Goli i parë do të vinte në minutën e 16 nga gjuajtja e fuqishme e Francesco Espositos, lojtarit të Interit. Vetëm 11 minuta më vonë ishte një tjetër lojtar i Interit që dyfishoi shifra, Owwusu, i cili përfitoi një asist perfekt nga thellësia. Shumë ndryshime në pjesën e dytë ngadalësuan ritmin e lojës, ndërsa në të 61 ishte futbollisti i Romës, Graziani, që do të përmbyllte historinë e takimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *