Dy fëmijët e Zlatan Ibrahimovic u bashkohen moshave të Milanit, e gjithë familja vishet kuqezi dhe transferohet në Itali

Familja e Zlatan Ibrahimovic është veshur e gjithë kuqezi. Pas sulmuesit të njohur suedez, radhën e kanë fëmijët e tij që t’i bashkohen grupmoshave të Milanit. Maximiliani do të luajë për ekipin U-17 të Milanit dhe Vincenti për moshën U-15.

Të dy luajnë në mesfushë, ndryshe nga babai i tyre që është sulmues. Më parë familja e Ibrahimovic jetonte në Suedi, por tashmë është e zhvendosur në Milano. Në Itali thuhet se sulmuesi i njohur do të marrë rolin e drejtorit sportiv të Milanit kur të tërhiqet nga futbolli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online