Zbulon gjithmonë destinacione që shqiptarët nuk i kanë prekur, Liridon Krasniqi habit sërish me ekipin e ri

Mesfushori shqiptar Liridon Krasniqi do të jetë pjesë e skuadrës së Khon Kaen United FC prej sezonit të ardhshëm. Ky ekip luan në Superligën e Tajlandës. 30 vjeçari cilësohet si përforcim i duhur për tajlendezët në synimin e fitimit të titullit kampion.

Kulmin e karrierës, mesfushori i përfaqësues së Kosovës e arriti në Malajzi, ku fitoi disa trofe me skuadrën Kedah FC. Si pasojë e arritjeve në aspektin ekipor, Liridon Krasniqi mori dhe pasaportën malajziane. Transferimi në Tajlandë tek Khon Kaen United do të jetë në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të merkatos së vitit të ardhshëm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *