Momenti epik në miqësoren mes Dinamos dhe Vllaznisë, vëmendjen e merr tifozi që po grindej më të dashurën në telefon që e dëgjon e gjithë Shqipëria

Në ditën e djeshme është zhvilluar miqësorja mes Dinamos dhe Vllaznisë që ka përfunduar me shifrat 1-1. Një përballje e cila ka marrë vëmendje të madhe jo për shkak të rezultatit apo episodeve të takimit, por të një incidenti që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Një tifoz dëgjohet teksa grindet me të dashurën në telefon dhe duke shpjeguar arsyet me njëri-tjetrin, të cilat duhej të ishin në privatësi, por tashmë i ka dëgjuar e gjithë Shqipëria.

“Jo me jo, jo me jo, jo me jo, se në fund të fundit. nuk kam asnjë gjë, që të kam shqetësuar ty. Se kam një javë që them nuk dua ta di, nuk dua ta di, ditë për ditë, a të mori a s’të mori, as ca bëre as ca nuk bëri. U interesova unë gjë?”, ishin fjalët e tifozit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *