Granit Xhaka është kthyer në qendër të vëmendjes në Angli. Një karton i verdhë i marrë në kushte të çuditshme në muajin dhjetor ka ngritur dyshime të forta për trukim. Mesfushori shqiptar u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 86, duke vonuar në mënyrë të pazakontë lojën. Arsenali ishte duke fituar me rezultatin 4-1 dhe Xhaka kishte alternativa për të pasuar topin nga goditja e dënimit, por zgjodhi të vononte lojën. Nga ana tjetër lëvizje të çuditshme në baste u vunë re, teksa u luajtën sasi të mëdha parash që Xhaka do të dëshkohej me karton në 10 minutat e fundit të lojës.
Së fundmi në britani po hetojnë edhe për lidhje me mafian shqiptarë. Matt Hughes, kryeredaktori i “Daily Mail”-it raporton se hetuesit e Agjensisë Kombëtare të Kr.imit kanë zbuluar prova se sasi të konsiderueshme janë vendosur bast në kriptovaluta të paligjshme në ishull, me shumicën e aktivitetit që mendohet të jetë kryer në Shqipëri. Një faktor ky që jep ngre dyshime të përfshirjes edhe të mafies shqiptare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Well it absolutely is this then isn’t it https://t.co/X62QMqxfLg pic.twitter.com/xGebbag3g9
— ?????? (@OfficialVizeh) January 19, 2022