E kishin kapur njëherë për trukim! Kartoni i verdhë i dyshimtë i Xhakës, ish-futbollisti i Vllaznisë kishte vendosur sasi të madhe parash në baste

Dyshimet për trukim në lidhje me kartonin e verdhë të marrë nga Granit Xhaka në muajin dhjetor në sfidën kundër Lidsit kanë nxjerrë në dritë të tjera detaje. Matt Hughes, kryeredaktor i “Daily Mail“-it bën me dije se në këtë çështje përfshihet edhe emri i Alban Jusufit. Ish-futbollisti i Vllaznisë është ndëshkuar edhe më parë për trukim, teksa në vitin 2017 u dënua e 5 vite pezullim për kurdisje ndeshjesh.

Bëhet fjalë për derbin mes AIK-ut dhe IFK-së së Gotenburgut, ku së bashku me ish-lojtarin e Sitit, Etuhun, i ofruan 150 mijë paund portierit Stamatopulos që të luante nën nivel. Por pavarësisht ndëshkimit, 41-vjeçari shqiptar duket se nuk ka hequr dorë nga bastet sportive. Në hetimet për Granit Xhakën është vënë re se Jusufi ka vendosur shuma të mëdha që mesfushori i Arsenalit të ndëshkohej me karton./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online