Laci arriti që të kalonte në turin e dytë të Conference League pasi mundi Iskran me shifrat 0-1. Goli i Mazrekajt vendosi historin e kësaj ndeshje, ndërsa në të parën ishte mbyllur në barazimin pa gola. Ndërkohë pavarësisht faktit se bëhej fjalë vetëm për një gol diferencë, mediat në Malin e Zi kanë duartrokitur fituesin dhe nuk janë përfshirë nga emocionet.
“Laci kaloi me meritë. Diferenca doli në pah tani në cilësi, ndryshe nga ndeshja e parë. E vërtetë që ekipi shqiptar nuk ishte në nivelin më të lartë, por ishin shumë më të mirë, më të pjekur dhe më të rrezikshëm se Iskra”, shkruhet te Vijesti. /Sport Ekspres/