Paradoksi/ Rusëve iu ndalua pjesëmarrja, turneun madhor të tenisit e fiton një… ruse

Turneu Wimbledon për femra ka përfunduar dhe fituese është shpallur Elena Rybakina. Ky kompeticion tenisi kishte marrë masa kundrejt sportisteve ruse, të cilave nuk u lejohej pjesëmarrja për shkak të lu.ftës në Ukrainë. Por si për ironi të fatit, trofeun në fund e merr në duart e saj pikërisht një ruse. Elena Rybakina ka lindur në Moskë, por zotëron edhe shtetësinë kazake.

Rybakina mbron flamurin e Kazakistanit që nga viti 2018 dhe kjo është arsyeja pse ka mundur të jetë pjesë e Wimbledon-it. Tenistja 23-vjeçare ka mposhtur 2-1 me sete tunizianen Jabeur, e cila shihej si favoritja në finale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *