Pjesa e parë mes Saburtalos dhe Partizanit është mbyllur në barazimin pa gola. Vendasit kishin lojën në kontroll në këto 45 minuta, ndërsa të kuqtë rrezikuan vetëm me Skukën në një rast. Por interesante është se pjesa e dytë ka filluar me vonesë.
Ndeshja është ndërprerë pasi në Gjeorgji ka kapluar errësira totale. Dritat kanë ikur në stadium dhe janë kërkuar rreth 12 minuta derisa ndriçimi të fillojë të vijë. Ekipet po bëhen gati për të rinisur sfidën. /Sport Ekspres/