“Ishin 10-13 metra më pak, zhduket hapësira për Xhixhën dhe Seferin”! Nevil Dede analizon humbjen e Tiranës: Nuk luhet një ndeshje Champions League atje

Nevil Dede ka analizuar humbjen e Tiranës në transfertën e Dudelanges. Bardheblutë u mundëm me shifrat 1-0, por ka ende kohë për të përmbysur gjithçka. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV’, Dede është shprehur se cilësia e fushës ka ndikuar jo pak për mbërritjen në këtë rezultat.

“Historia është më e madhe për Tiranën. Kishim përballë kampionen e Luksemburg, që nuk ka histori të madhe. Ka histori vetëm në pesë vitet e fundit. Gjithashtu edhe në vlera lojtarësh, Tirana kushton më shumë. Dudelange kishte lojtarë më me eksperiencë. Do të doja nga Tirana që të shfrytëzonte më mirë mundësitë, të kontrollonte më mirë ndeshjen. Më e freskët ishte Tirana në aspektin fizik, por ishin më të tkurrur.

Nuk mund të luash në një ndeshje Champions League në një fushë të tillë. Nuk lëviz dot shpejtë, shpejtësia e Xhixhës dhe e Seferit zhduket. Tirana ka disavantazh kur luan në fushë të tillë. Mundohet të rri shkurtë dhe të vertikalizojë për Xhixhën dhe Seferin. Nuk kishte metra në dispozicion për ta kur fusha ishte më e ngushtë. Janë 10-13 metra më pak, kundërshtari luan më mirë se e ka fushën e vet”, tha Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online