Bruno Telushi u rikthye sërish te Partizani. Futbollisti ndihet në shtëpinë e tij tek të kuqtë, teksa ruan dashurinë e tifozëve. Në një prononcim për faqjen zyrtare të klubit, Telushi u shpreh:
“Rikthimi te Partizani ishte shumë i bukur. Jam i lumtur që u ktheva prapë. Tani kam gjetur një grup me djem shumë të rinj.
Shpresojmë që të bëjmë mirë, objektivi i Partizani dihet, dëshiron gjithmonë titullin kampion. Me Mehmetin njihem, kemi punuar më para dhe unë dua ta falenderoj profesorin për besimin e madh që ka pasur te mua”, tha Telushi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/