Kosova nuk ka mundur as këtë herë të marrë një fitore kundër Greqisë. Helenët janë kthyer në një kockë të fortë për dardanët, teksa i mposhtën këta të fundit me rezultatin minimal 0-1. Kosova del nga “Fadil Vokrri” me humbje dhe 2 lojtarë më pak. Ishte një gol i realizuar me mjeshtëri nga Bakasetas në minutën e 36 ai i cili vendosi fatin e këtij takimi të vlefshëm për Ligën e Kombeve.
Kosova kishte fatin kundër këtë mbrëmje, teksa 2 lojtarë të saj janë larguar me karton të kuq. I pari ishte Fidan Aliti, i cili në minutën e 72-të lë fushën përpara kohe. Të njëjtin fat e pësoi edhe Arijanet Muriç, që në minutën e 91-të prek topin me dorë jashtë zonës së tij. Një veprim i tillë nuk u toleruar aspak nga arbitri kryesor i takimit dhe e ndëshkoi portierin menjëherë me karton të kuq./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Bakasetas’?n golü. ?pic.twitter.com/DqbKqVEwhm
— FutbolArena (@futbolarena) June 5, 2022