“Duam Europianin, gjithçka tjetër do ishte dështim“, Berisha flet me bindje: Do ishim favoritë edhe me Rusinë

Etrit Berisha ka qenë përkrahë trajnerit Reja në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Islandës. Kapiteni i Kombëtares ka shuar kureshtjen e gazetarëve dhe ka bërë të qartë idenë se në Rejkjavik kërkojnë vetëm fitoren. Portieri i kuqezinjve vendos si objektiv vendin e parë në grup, si dhe e quan dështim mos kualifikimin në Europianin e ardhshëm.

Si është situata në grup para kësaj ndeshjeje me Islandën?
“Kemi pasur kohë mjaftueshëm për t’u përgatitur për këtë ndeshje dhe besoj që jemi gati të bëjmë një ndeshje të bukur. Kemi treguar futboll të mirë edhe në ndeshjet e kaluara, përfshi këtu edhe miqësoren ndaj Spanjës. Edhe nesër duhet të bëjmë një ndeshje të zgjuar, pasi kundërshtari është mirë fizikisht. Megjithatë ne do të hyjmë në ndeshje për të fituar dhe për të shpresuar në një kualifikim në Europian”.

A është një bonus fakti që Islanda nuk po kalon një moment të mirë?
“Me siguri që këtu në shtëpi Islanda është gjithmonë e rrezikshme. Edhe në ndeshjen e fundit në Izrael ishin duke fituar, pasi kanë cilësi. Megjithatë ne do të shohim rrugën tonë, pasi jemi përgatitur dhe kemi kualitetin e duhur për të fituar”.

Me largimin e Rusisë, a është Shqipëria favorite për vendin e parë?
“Unë mendoj se edhe me Rusinë, ishim kandidatë për të fituar grupin. Tani është e njëjta gjë dhe ne duhet jo vetëm të fitojmë grupin, por edhe të sigurojmë kualifikimin në Europian. Çdo gjë tjetër do të jetë një dështim, pasi i kemi të gjithë mundësitë të luajmë një tjetër Europian”.

A mendoni se ka ardhur koha për të marrë rezultat pozitiv këtu në Islandë?
“Shpresoj shumë, pasi e thashë edhe më herët që Islanda është shumë e vështirë këtu në shtëpi. E kujtoj shumë mirë ndeshjen e 2012-ës dhe aty u komplikua rrugëtimi ynë drejt Botërorit. Tani shpresoj të jetë e kundërta dhe të nisim rrugën drejt Europiani”, ka deklaruar Etrit Berisha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online