Pjesa e parë e finales së Champions League-s është mbyllur me barazimin 0-0. Liverpool-i ka flirtuar disa herë me golin, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Benzema arriti të shënojë me goditjen e parë në portë, por VAR-i mohon festën dhe bën që skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjes mes polemikave.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, Benzema lëshon topin në zonë, ndërsa Allison Becker e devijon për te Valverde. Ky i fundit kërkon të pasojë mes dy lojtarëve të Liverpool-it dhe topi shkon më pas në këmbët e Benzemasë. Me portën e boshatisur, francezi e ka si lojë fëmijësh golin.
Por VAR-i ka ndërhyrë menjëherë duke akorduar pozicion jashtë loje. Këmba e Benzemasë gjendej më pas se linja në të cilën qendronte Van Dijk-u, megjithëse një tjetër lojtar gjendej i rreshtuar pas sulmuesit të Realit. Ndërkohë nga pamjet e dhëna të shtojnë dyshimin se topi për herë të fundit është prekur nga Fabinho dhe nuk është pasuar nga Valverde./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Dumbest offiside call ever?? Explain to me pls how this is off?#Benzema #ChampionsLeagueFinal #LiverpoolVsRealMadrid #HalaMadrid #Offside pic.twitter.com/CoY42kRy19
— Unknown ??? (@Gamer_unknown99) May 28, 2022