“Air Albania” gumëzhin nga koret e tifozëve, ultrasit e Romës shpalosin koreografinë e tyre

Ka nisur përballja e shumëpritur mes Romës dhe Fejnordit. Të dyja skuadrat garojnë këtë mbrëmje për të hyrë në histori, teksa në lojë është trofeu i parë i Ligës së Konferencës. “Air Albania“ është mbushur plot e përplotë nga tifozeritë e të dy ekipeve, që kanë nisur të gjallërojnë atmosferën në tribuna.

Stadiumi gumëzhin nga koret e tifozëve, që në fillim të ndeshjes patën mundësinë të shpalosnin koreografitë e tyre. Ultrasit italianë formuan shkrimin “AS Roma 1927“ me ngjyrat verdhekuqe, simbol të klubit të tyre. Ndërkohë në krahun tjetër, holandezët kanë valëvitur flamuj me ngjyrat jeshile dhe të bardhë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *