Nuk ka mbledhje te 21 dhjetori, tifozët e Romës ndryshojnë vendin e grumbullimit pas shtetrrethimit në Shqipëri

Tifozët e Romës e kishin programuar mbledhjen dhe vendin e grumbullimit te 21 dhjetori. Prej andej do të niste edhe marshimi i tyre në rrugët e Tiranës. Por pas trazirave të ndodhura dje në mbrëmje, ka ndryshim të planit.

Ultrasit e kryeqytetave italianë do të grumbullohen të gjithë në Fan Zone e tyre që ndodhet te liqeni. Kjo vjen pas shtetrrethimit dhe pranisë së shumtë të policisë shqiptare në një zonë që ishte probleatike në mbrëmjen e djeshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *