Qëndra që kushton 50 euro, Redi Jup flet për “Football Republic” në mediat italiane: U inpsirova nga akademia e Atalantës dhe Empolit

Media italiane, “Reppublica.it”, i ka kushtuar një kronikë akademisë së Redi Jupit, “Football Republic”. Për shkakun e finales së zhvilluar në Tiranë, gazetarë italianë ka shkuar vetë në qendrën sportive për ta parë më afër. “50 euro kushton në muaj rregjistrimi në këtë qendër dhe ka ndihmë për familjet me vështirësi ekonomike”, thuhet në artikull. Ndërkohë Redi Jupi e ka marrë inspirimin nga ekipet italiane për vetë mënyrën sesi janë të ndërtuara.

“Modeli jonë ka qenë Atalanta dhe Empoli. Shqiëpria mund të bëhet fidanishte talentesh për të rinjtë shqiptarë, me strukturën e duhur, unë kam shumë besim në këtë. E kemi inspirimin nga Italia. Kemi dhoma zhveshje, shumë fusha, konferencë shtypi, qendër mjekësore, pishina. Në këtë rrugë mund të rritet futbolli kombëtar”, tha Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *