Finalja e Kupës së Greqisë është përfshirë nga kaosi. Skena të pazakonta janë regjistruar mbrëmjen e djeshme, kur në fushën e lojës ishin përballë njëri-tjetrit Panathinajkosi dhe PAOK-u. Kanalapiedra kaloi në avantazh Panathinajkosin në minutën e 33-të pas një 11 metërshi, por që më pas pasohet nga një vendim tërësisht i gabuar prej tij.
Lojtari shkon të festojë përpara tifozerisë së PAOK-ut, që nuk u kursye aspak. Tifozët e kanë goditur me sendet që kishin në dorë, ndërsa njëri prej tyre goditi me gur në drejtim të tij. Arbitri ka ndërprerë menjëherë ndeshjen dhe i drejtoi lojtarët drejt dhomave të zhveshjes. Pas një pritjeje prej 30 minutash, loja nisi sërish./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
O gol de Aitor! E, no vídeo, dá para ver claramente os objetos arremessados pelos imbecis da torcida do PAOK.pic.twitter.com/5c3KG58GwI https://t.co/IK4Y6bnRcw
— Panathinaikos Brasil???? (@PAOFansBR) May 21, 2022