Në një podcast me Peter Crouch-in, Joe Cole ka rrëfyer një episod të ndodhur nga peridha kur në krye të Chelsea-t ishte Jose Mourinho. Ky i fundit pati një debat me Carvalho-n, që i kushtoi këtij të fundit vendin në formacion. Pavarësisht se ishte një nga mbrojtësat e një niveli të lartë, trajneri portugez i bëri të qartë se ishte i gatshëm të hidhte në fushë magazinierin 50-vjeçar përpara tij.
“Jose ishte më i miri për të rrëzuar një lojtar. Ricky Carvalho, padyshim një lojtar i madh, pati një debat me José-në për diçka dhe ai nuk luajti. Pas ndeshjes, José i tha atij: “Ti nuk do të luash më për mua, nuk do të luash më kurrë! John Terry është numri 1, Gallas numri dy, Robert Huth numri tre, një djalë i ri numër katër… Edhe Mick unë luaj para teje”. Mick ishte një burrë 50-vjeçar me një bark të madh”, ka treguar Joe Cole./Halit Delibashi-Sport Ekspres/