“Kur njeriu bën plane, Zoti qesh!” Trajneri i Rangers e futi në lojë në minutën e 117 për 11-metërshat, lojtari i Juventusit ishte i vetmi që e humbi

Frankfurti arriti që të fitonte finalen e Europa League me Rangers. Një ndeshje që u luajt vetëm për 90 minuta, teksa përfundoi me shifrat 1-1. Koha shtesë ishte vetëm formale pasi të dy skuadrat kishin frikë për ndëshkimin dhe po zvarrisnin minutat për ta lënë gjithçka në dorën e fatit.

Trajneri i Rangers zgjodhi që të aktivizonte Aron Ramsey në minutën e 117, vetëm për të goditur 11-metërshin. Mesfushori ka ardhur në huazim nga Juventusi dhe duke njohur CV e pasur të tij, ishte i vetmi futbollist që mund të godiste pa frikë dhe pa presion.

Por në fakt rezultoi i vetmi lojtar që gaboi nga pika e bardhë duke vendosur kështu fitoren e Frankfurt dhe duke lënë Rangers mes zhgënjimit dhe pa trofe. “Kur njeriu bën plane, Zoti qesh”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *