“Ne na sjellin problem tifozët e Tiranës dhe Partizanit, jo më këta”! Zëvendës drejtori i Policisë paralajmëron Romën dhe Feynord: I përgjigjem me ligjin shqiptar

Në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” ishte i ftuar edhe zëvendës drejtori i rendit dhe sigurisë në Policinë e Tiranës, Luigj Vathi. Ky i fundit ka treguar edhe masat që do të ndërmerren për këtë finale. Frika është e madhe duke njohur rrezikun e tifozerive të dy klubeve, ndërsa Vathi premton se kundërpërgjigja do të jetë me ligjin shqiptar.

“Policia e Shtetit ka pasur trajnime me UEFA-n dhe FSHF-në. Pjesë e sigurisë do të jenë zjarrfikësit, do jetë pjesa e ambulancave. Është një numër i madh vullnetarësh, që do të orientojnë tifozët në qytet dhe drejt stadiumit. Plani i masave po merr formën e duhur. Do jenë të angazhuar 2 mijë forca të policisë, duke filluar nga pikat nga ku do të vijnë tifozeritë. Janë përcaktuar dy pika, ku tifozët do të bëjnë grumbullimin. Mund të ketë edhe aktivitete të ndryshme, për të relaksuar tifozët. Jo të gjithë do të jenë në stadium. Ne kemi dy pesha. Kemi stadiumin, por edhe sigurinë në qytet. Tifozeria e Feyenoord do të jenë te Murat Toptani, ndërsa ata të Romës te liqeni.

Ne kemi muaj që shkëmbejmë informacione me agjencitë për tifozët. Do ketë përfaqësues që do të vijnë me tifozët. Ne do bashkëpunojmë, që kjo ndeshje të kalojë pa probleme. Nëse do ketë akte dhune, ne do veprojmë sipas ligjit. Tifozeritë njihen. Ne na sjellin probleme Tirana me Partizanin, jo më dy tifozeri të mëdha, si Roma dhe Feyenoord. Megjithatë luhet në një vend asnjanës dhe mendoj se do të kemi një qasje të mirë. Ne kemi marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë mirë. Jemi përgatitur edhe për raste të papritura.

Duke qenë se tifozeritë janë në distancë, ne do i shoqërojmë. Edhe lëvizjet t’i kenë në kohë të ndryshme. Nuk përjashtohet asnjë incident i masave të vogla. Do ketë shumë shqiptarë që do të vijnë nga Roma për të drejtuar tifozët. Dua t’i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, për lëvizjen e automjeteve. Shumë rrugë do të jenë të bllokuara. Shumë bizneseve, iu kemi kërkuar që të shesin sa më pak alkool me shishe. Masat janë të detajuara. Do ketë vendosej të ndryshme për autobusët e tifozëve. Është gjithçka e koordinuar”, tha Vathi. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online