Murinjo ka folur në konferencën për shtyp sa i përket finales me Feynord. Trajneri portugez është shprehur se ka miq shumë të rëndësishëm për të që ndodhen në Tiranë. Ndërkohë nuk mund të mungonte edhe pyetja e ardhur nga gazetarja e “Ora Neës” në Itali, nëse Marash Kumbulla do të luajë si titullar në Air Albania.
“Me ose pa Kumbullën, shqiptarët duhet të jenë në krahun tonë. Nëse Roma fiton Kupën, një shqiptar fiton Kupën. Kjo duhet të mjaftojë për t’i afruar shqiptarët me Romën. Jam i emocionuar që finalja luhet në Tiranë, nuk kam qenë kurrë aty. Kam disa miq të rëndësishëm në Tiranë.
E vetmja gjë negative nga Air Albania është kapaciteti i vogël, nëse do të luhej në Bernabeu do të ishte plot. Për Shqipërinë do të jetë shumë e rëndësishme. Do të jetë bukur kjo finale për ta, por më bukur nëse Kumbulla ngre Kupën”, tha Murinjo. /Sport Ekspres/