Arbër Zeneli është rikthyer në formën e tij më të mirë. Pas dëmtimeve që e lanë për një kohë të gjatë jashtë fushe, sulmuesi shqiptar ka gjetur përsëri minutat në këmbët e tij e bashkë me to, golat dhe asistet. Klubi i Reims-it është i bindur në aftësitë e anësorit të Kosovës, prandaj kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin me të.
Ekipi francez ka bërë me dije se palët kanë rënë dakort për të rinovuar deri në vitin 2025. Zeneli ka firmosur kontratën e re me Reims-in, në të cilin është transferuar që në vitin 2018./Halit Delibashi-Sport Ekspres/