Një tifoz i Romës u kap duke vjedhur një fanellë në një dyqan të klubit në qendër të Romës. Në Romë ka një eufori të madhe këtë sezon dhe skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho ka mundësinë të fitojë trofeun evropian teksa luan kundër Feyenoord në finalen e Konferencës së Ligës, që do të zhvillohet në Air Albania.
Skuadra italiane eliminoi Leicester City në gjysmëfinale dhe natyrshëm Mourinho u bë i preferuari i tifozëve, ndaj hajduti i fanellave u justifikua në polici duke thënë se bëri gjithçka për shkak të portugezit. “Kjo Roma e Murinjos po më çmend, jemi në finalen e Ligës së Konferencës. Nuk munda të rezistoja”, tha tifozi 29-vjeçar në polici. Në raport thuhet se punonjësit e dyqanit raportuan vjedhjen në polici, e cila ndaloi 29-vjeçarin dhe fanella iu kthye dyqanit. /Sport Ekspres/