Nedved zbriti në dhomën e zhveshjes dhe shpërtheu me tone të larta, fajësoi Allegrin për formacion të gabuar ndaj Interit

Humbja e finales së Kupës së Italisë ka sjellë edhe përçarjen e ekipit të Juventusit. Sipas gazetës “La Gazette dello Sport” dhe “Sportmediaset”, një sherr ka ndodhur tek bardhezinjtë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes. Zëvendës presidenti i Juventusit, Pavel Nedved ka shpërthyer në kritika me zë të lartë dhe është përplasur me tone të ashpra me lojtarët dhe trajnerin Allegri.

Sipas ish-mesfushorit, shkaktar për humbjen ishin futbollistët që nuk dhanë maksimumin në fushë ndaj Interi, por fajtori kryesor ishte trajneri dhe stafi i tij të cilët nuk kishin zgjedhur formacionin e duhur për finalen, sipas këndvështrimit të Nedved. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *