Blanko është përfaqësuesi i Italisë në Eurovizion së bashku me këngëtarin Mahmud. Dyshja fitoi festivalin e Sanremos dhe do të performojnë në finale me këngën “Brividi”. Por Blanko është njëkohësisht një tifoz i Romës dhe duket se finalja e Ligës së Konferencës i jep më tepër emocione të forta se sa paraqitja në Eurovizion.
Këngëtari italian ka konfirmuar për “La Stampa”-n se do të udhëtojë drejt Tiranës për të parë finalen mes Romës dhe Fejnordit, e cila do të luhet më 25 maj në orën 21:00 në “Air Albania”.
“Nëse do të shkoj në Tiranë për të parë finalen? Sigurisht që do të shkoj atje! Kjo më bën me ankth, jo Eurovizioni”, ka thënë Blanko./Halit Delibashi-Sport Ekspres/