Ku shkoi thjeshtësia…Benzema? Kjo është pyetja e ngritur në mbrëmjen e sotme. Pasi Atletiko Madridi nuk e përtypi dot që rivali i përjetshëm të fitonte titullin kampion dhe nuk i bëri tunelin e përshëndetjes, të njëjtën gjë nuk e përsëriti Levante.
Këta të fundit u treguan xhentëlmen të vërtetë teksa bën tunelin dhe respektuan traditën, duke duartrokitur Realin e Madridit para se të hynte në fushë. Mirëpo jo pak befasues ishte reagimi i lojtarëve madrilen, për ta nisur nga kapiteni i tyre, Benzema.
Me kokën lartë dhe aspak i interesuar për rivalët, francezi nuk e çoi ndërmend për të kthyer përshëndetjen dhe falënderimet për lojtarëve e Levantes, sa i përket pritjes që i bën madrilenëve. Megjithatë ishin disa lojtarë të Realit që falënderuan kundërshtarët e tyre. /Sport Ekspres/
Club señor, que grande el Levante haciéndole el pasillo al campeón Real Madrid, rindiéndole honores, gracias por esa muestra de valores, sin complejo alguno!! pic.twitter.com/5RuOmRmDHJ
— Winston Gonzalez (@WinstonRM13) May 12, 2022