VIDEO/ Degjenerimi i VAR ndodh në elitën e Polonisë, arbitri e anulon me pamje dhe e jep nga…kufjet

Ndeshja mes Lechia Gdanskut dhe Stal Mielecit ka shkaktuar polemika të mëdha në Poloni. Takimi është vendosur në sekondat e fundit të kohës shtesë, kur vendasit shënuan një gol që i dërgoi shifrat në 3-1. Këtu nisin edhe debatet. Arbitri anullon fillimisht golin për pozicion jashtë loje, çka e konfirmon fillimisht edhe me sistemin VAR.

Por në momentin kur portieri po bëhej gati të ekzekutonte goditjen e dënimit, arbitri komunikon përmes kufjeve dhe anullon vendimin e marrë pak më parë. Goli konsiderohet i rregullt, duke i dhënë kështu fitoren Lechia Gdanskut. Sistemi VAR ka degjeneruar në elitën polake dhe ka bërë që personalitete të shumta të Polonisë të ngrenë zërin për ngjarjen e ndodhur në këtë përballje./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *