Kategoria e Parë do të jetë “flakë” dhe si Superiorja sezoni tjetër: Skënderbeu, Flamurtari, Lushnja, Apolonia dhe Dinamo

Skënderbeu është ekipi i parë që u zyrtarizua nga Superiorja në Kategorinë e Parë. Korçarët ishin duke fundosur përfundimisht Dinamon nga krahu tjetër, por penalltia e akorduar me VAR në minutën e 100 ndryshoi gjithçka. Megjithatë edhe kryeqytetasit i mban në lojë vetëm matematika pasi me 9 pikë larg kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga fundi, e kanë marrë rrugën e tyre.

Por Kategoria e Parë do të jetë “flakë” në sezonin e ardhshëm. Flamurtari do të gjendet në të, Skënderbeu, Dinamo, Lushnja dhe Besa e Kavajës. Apolonia do të provojë ende rrugën nëpërmjet Play Off, ndërsa Korabi dhe Tërbuni janë gjithmonë aty për t’i prishur llogaritë “ekipeve të mëdha”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online