“Është meritë e tij“! Trajneri vlerëson Manajn, media italiane: Uleret si luan, është imazhi i shpirtit lu.ftarak të Specias

Rei Manaj nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës në sfidën mes Specias dhe Lacios që përfundoi me shifrat 3-4. Megjithatë sulmuesi shqiptar ka zhvilluar një paraqitje mjaft të mirë në fushë, duke marrë vlerësime si nga trajneri, ashtu edhe nga mediat. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, Tiago Mota është shprehur se Manaj pati meritë në duelin e tij me Patric.

“E bëmë shumë mirë, duelin mes Patric dhe Manajt është meritë e Manajt. Ka këto karakteristika dhe i vë shokët e tij në një pozicion që të arrijnë nga pas dhe të bëjnë mirë. Në kënde ne propozojmë situata të caktuara, por më pas ata hyjnë në fushë dhe shënojnë këta gola fantastikë. Ne studiuam Lazion, ne kemi njerëz në grup që shikojnë detajet por në fund janë lojtarët ata që i sjellin gjërat në lojë”, ka deklaruar Tiago Mota.

Ndërkohë, “Tuttomercatoëeb” e vlerësin me notën 6.5, teksa shkruan: “Lu.ftë e pabarabartë. I vetëm ndaj Patrik dhe Acerbit, përpiqet t’i mbajë lart shokët e skuadrës duke ulëritur si luan. Ai nuk heq dorë nga topi, vrapon dhe ndjek çdo kundërshtar. Është imazhi i shpirtit lu.ftarak të Specias”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *