Southampton është mposhtur në minutat e fundit kundër Crystal Palace-t me rezultatin 1-2. Broja do të zbriste në fushën e lojës gjatë pjesës së dytë të takimit, pa mundur të kthehet vendimtar për “shenjtorët”. Paraqitjet e tij kanë pësuar ndryshim nga ato të disa javëve më parë dhe këtë e pranon tashmë edhe vetë trajneri i Southampton-it.
Ralph Hasenhuttl lëshon në tokë Armando Brojë pas ndeshjes së sotmë, duke e thënë hapur se nuk është më i njëjti. Një deklaratë paksa e papritur kjo, duke marrë në konsideratë faktin se vetëm pak ditë më parë trajneri austriak ka mbrojtur sulmuesin shqiptar për formën që po kalon, duke thënë se tashmë skuadrat e tjera e njohin si lojtar dhe i marrin masat më mirë për ta ndalur.
“Më duhet ta them, pres më shumë nga djemtë e mi. Broja nuk është më i njëjti siç ka qenë javë dhe muaj më parë”, ka thënë ndër të tjera Ralph Hasenhuttl./Halit Delibashi-Sport Ekspres/