Zymer Bytyqi është në super formë te Koniaspori. Lojtari shqiptar karealizuar dy gola dhe ka dhënë dy asist në katër ndeshjet e fundit. Rruga e tij drejt rrjetës ka vazhduar edhe në përballjen e sotme, ku po zhvillohet ende pjesa e parë ndaj Karagmuruk.
Goli i vetëm i ndeshjes deri tani u realizua në minutën e 23. Bytyqi lëshoi një krosim nga distanca që mori trajektoren “e çuditshme” për të surprizuar portierin kundërshtar, duke shkuar në rrjetë. Ndërkohë Sokol Cikalleshi ndodhet në stol në këtë përballje, ndërsa Cekici gjendet në fushë së bashku me Bytyqin. /Sport Ekspres/
GOAL!! Zymer Bytyqi is in form??? pic.twitter.com/wOSgQcDL7o
— Kaan-Turkish Football?? (@Kaan_turk_footy) April 30, 2022