Sherif Kallaku nuk i ka përmbushur ende pritshmëritë te Partizani. Mesfushori nuk po shfaqet në nivelin e dikurshëm te Teuta, teksa ulje-ngritjet e tij në performanca që janë vënë re në këtë sezon. Trajneri Mehmeti kishte zgjedhur që ta aktivizonte nga minuta e parë në derbin me Dinamon.
Ndeshja po vazhdon në shifrat 2-1 dhe të kuqtë po luajnë me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Matondos në pjesën e parë. Pasi Mehmeti zgjodhi ta largonte Kallakun në minutën e 57, lojtari u pa i pakënaqur dhe shkoi direkt në dhomat e zhveshjes, për të mos e vazhduar ndjekjen e derbit nga stoli. /Sport Ekspres/