Seria A ka rikthyer në l.uftën e titullit kampion duelin e Milanos. Milan dhe Inter po diskutojnë vendin e parë, teksa gara duket se do të mbyllet vetëm në javën e fundit. Një koment për këtë duel ka ardhur edhe nga Arrigo Sacchi, me fjalët e tij që duket se do të hasin shumë polemika.
Sacchi e quan futbollin e Interit të lashtë dhe që daton në vitet 1960, ndërsa sipas tij, Milani afrohet më tepër me atë ndërkombëtar. “Milani nuk është më i forti, por i afrohet më tepër futbollit modern ndërkombëtar. Kanë treguar gjithmonë entuziazëm që pak ekipe e kanë. Së bashku me Atalantën, ndoshta janë ekipet që i afrohen më tepër futbollit modern.
Interi është më i fortë, por luajnë futbollin e viteve 1960, që luhej dikur në Itali. Arrijnë ta bëjnë më së miri këtë futboll, por është shumë i lashtë. Në arenën ndërkombëtare, një gjë e tillë nuk të ndihmon. Por ata kështu luajnë. Nuk arrijnë të dominojnë, të zotrëojnë lojën”, ka thënë Sacchi. /Sport Ekspres/