Ronald Koeman u shkarkua nga Barcelona muaj më parë si pasojë e rezultateve të dobëta. Kritikat kanë qenë të shumta në adresë të tij, por holandezi nuk e konsideron dështim aventurën e tij te Barcelona. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Koeman shprehet se e la skuadën 8 pikë larg kreut, ndërsa tashmë vendi i parë ka krijuar një hendek akoma më të madh.
“Nuk ndihem si një trajner që ka dështuar. Sigurisht që ata janë përmirësuar në disa gjëra. Ata kanë nënshkruar me tre sulmues ose tre lojtarë që mund të luajnë në përpara. Nuk është mirë të krahasohet. Kur u largova, Barcelona ishte tetë pikë larg dhe tani pothuajse dyfish. Nuk është mirë të krahasosh, tetyra e Xavit është po aq e ndërlikuar sa e imja.
Nuk ka nevojë të gënjesh, nëse humbet ndeshjet e fundit në shtëpi është për diçka. Ky është realiteti i Barcelonës sot. Duhet kohë për t’u rikthyer në atë që ishte dhe, prandaj, kërkoj për qetësi shpirtërore dhe për të mos menduar se nuk kemi fituar tituj… duhet të mendojmë afatgjatë, të besojmë dhe të mbështesim trajnerin”, është shprehur Ronald Koeman./Sport Ekspres/