LAJM I FUNDIT/ E raportuan si të vde.kur, Mino Raiola shkruan nga Twitter: Hera e dyta që më v.rasin para kohe në 4 muaj, jam i zemëruar me mediat

Mino Raiola u raportua se kishte ndërruar jetë nga mediat më prestigjoze në Europë, më veçanërisht në Itali. Megjithatë edhe Marca apo edhe ato britanike nuk ngelën pas me lajmin e rremë që mbërtheu Europën. Krahu i djathtë i Raiolës dhe miqtë e tij janë shprehur se Raiola është ende gjallë dhe lajmet ishin të pavërteta, megjithëse pohuan gjendjen e rëndë.

Ndërkohë para pak minutash një mesazh ka mbërritur në llogarinë zyrtare të Mino Raiolës ku shkruhet: “Gjendja aktuale shëndetësore. Jam i zemëruar se në vetëm katër muaj është hera e dytë që më bëjnë të v.dekur”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *