4 vite larg skuadrës së zemrës, tifozët e Kukësit “pushtojnë” fushën pas sfidës inaguruese të stadiumit të ri

Pas 4 viteve “migrim” brenda vendit, Kukësi është kthyer në shtëpi. Sot është inaguruar “Kukës Arena”, i cili ishte i mbushur nga tifozët vendas. Mbështetja për skuadrën verilindore në sfidën e sotme ndaj Laçit ishte e madhe, por në fund nuk kanë mundur të festojnë dot një gol të ekipit të tyre.

Megjithatë, kjo nuk i ka ndalur tifozët që pas vërshëllimës së trefishtë  të Eldorian Hamitit “të pushtojnë” fushën dhe të gëzojnë më në fund për stadiumin e ri bashkë me lojtarët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *