Shqiptarët po përfaqësojnë edhe Malajzinë, Boubacar Kamara braktis Francën dhe ndërron Kombëtare pasi e thërriti…Senegali

Nëse shqiptarët janë ndarë dhe po furnizojnë katër ose pesë Kombëtare, një gjë e tillë nuk ndodh në vendet e tjera. Një rast vërtet për t’u vlerësuar është ai i Boubacar Kamara. Mesfushori 22-vjeçar i Marsejës ka të ardhme të garantuar. Ekipet më të mira të Europës kanë shfaqur interesimin për të dhe në merkaton e verës do të vijë nënshkrimi me një klub të njohur.

Pasi ka luajtur me të gjitha grupmoshat e Francës, lojtari ka zgjedhur që t’i bashkohet Senegalit pas ftesës së vendit nga ku kanë origjinën prindërit e Kamara. Mediat franceze kanë ngritur alarmin për këtë rast dhe kanë kërkuar lëvizjen e shpejtë të Federatës Franceze të Futbollit. Ndërkohë nga ana tjetër, dëshira e madhe e lojtarëve shqiptarë për të përfaqësuar një Kombëtare ka bërë që të kemi një përfaqësues tonin edhe te Malajzia, Liridon Krasniqin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *