Bujar Pregja bën moviolën për polemikat te Teuta-Vllaznia: Goli i Teutës ishte i rregullt, penallti e mohuar ndaj shkodranëve

Bujar Pregja ka bërë moviolën për ndeshjen mes Teutës dhe Vllaznisë, e cila përfundoi në shifrat 1-1. Në fundin e takimit ka pasur jo pak polemika nga shkodranët për golin e shënuar në minutat e fundit nga ana e Ivanovic. Për Pregjën, që ka bërë moviolën në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, goli ishte i rregullt dhe Teutës i është mohuar një penallti.

“Minuta e 87 është aksioni i durrsakëve dhe njëri prej lojtarëve të Teutës nis të pengohet jashtë zone dhe bie brenda saj. Arbitri ka shkuar dhe e ka parë në VAR, vendosi për faull jashtë zone. Unë mendoj se veproi gabim, pasi pengimi ishte brenda zone dhe duhej 11-metërsh për Teutën

Minuta e 99, goli i barazimit. Moment i vështirë për të thënë nëse ishte apo jo pozicion jashtë loje. Nuk kam pamje të qartë për të thënë nëse topin e ka prekur Kotobelli apo lojtari i Vllaznisë. Mendoj se goli i Teutës është i rregullt sepse janë lojtarë në pozicion jashtë loje dhe nuk marrin pjesë në aksion”, tha Pregja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *