Juventusi është duke luajtur gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë. Përballë bardhezinjve në fushën e lojës qendron Fiorentina. Një skuadër kjo që mban kujtime të mëdha për Dushan Vlahoviçin. Sulmuesi serb mori famën e madhe pikërisht nga ky ekipi, prej të cilit u largua në merkaton e janarit. Transferimi i tij mërziti së tepërmi ambintin e vjollcëve, teksa tifozët nisët ta quanin menjëherë tradhëtarë.
Vlahoviç sot gjendet në fushë si kundërshtar i Fiorentinës, por gjendja e tij nuk duket e qetë. Lojtari shihet të jetë nervoz dhe arsyeja është se shokët e skuadrës nuk po e dërgojnë topin në thellësi, ashtu siç ai e kërkon. Kjo ka bërë që të ketë edhe zënka mes tij dhe lojtarëve të tjerë të Juventusit.
“Vlahoviç ka marrë më në fund atë që donte. Ai donte një top në thellësi dhe e mori atë pas kaq shumë vuajtjeve. Është shumë nervoz këtë mbrëmje, është zënë shpesh me shokët e tij“, ka raportuar gazetari Gianni Balzarini, i cili gjendet në stadium në sfidën e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/