Ajaccio mori një fitore mjaft të rëndësishme mbrëmjen e djeshme, duke mposhtur Dunkerque-n me rezultatin 2-1. Tre piëkt e fiturara në këtë takim e mbajnë skuadrën nga Korsika në vendin e 2-të në tabelën e renditjes, çka i dërgon gjithnjë e më pranë në elitën e futbollit francez.
Protagonist në sfidën e djeshme ishte edhe Qazim Laçi, i cili dhuroi një asist perfekt që në minutën e 3-të. Mesfushori i Kombëtares ka zhvilluar një 90 minutësh për t’u duartrokitur dhe është renditur në 11 më të mirët për javën që shkoi në Ligue 2 të Francës sipas “Sofascore“-t./Halit Delibashi-Sport Ekspres/