4 gola në 5 ndeshjet e fundit/ Në llogaritë e Rejës për Ligën e Kombeve futet një emër “i ri”, sulmuesi që po përjeton “jetën e dytë”

Armando Sadiku rikthehet si një emër që mund të shihet me kujdes nga Reja para ndeshjeve në Ligën e Kombeve, ndërsa e kishte humbur Kombëtaren. Sulmuesi po përjeton “jetën e dytë” pas ardhjes së Pinimientës në stolin e Las Palmas.

Më herët Sadiku dukej si një futbollist që e kishte mbyllur karrierën e tij para kohe, teksa nuk po arrinte të shënonte prej një kohe të gjatë. Por së fundmi sulmuesi shqiptar ka shënuar 4 gola në 5 ndeshjet e fundit me Las Palmasi, që kërkon ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll nëpërmjet fazës së “Play Off”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *