“Ju jap rastin tim, presidenti i Dinamos më ndaloi transferimin nga paratë”! Barushi i kthehet Vangjelit: Ishe në fund të karrierës…

Kristi Vangjeli, së bashku me Ermal Barushin, kanë qenë të  ftuar në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“, ku kanë diskutuar edhe për ecurinë jashtë pritshmërive te Dinamo. Ish-mbrojtësi i Tiranës ka lënë të kuptohet se problemi ka qenë kufizimi i buxhetit për lojtarë të caktuar nga ana e presidentit të Dinamos. Madje këtu ka sjellë edhe rastin e tij personal, duke zbuluar se për çështje ekonomike nuk u transferua te nëndetësja blu.

“Kur është ndërtuar ekipi, kur ka kërkuar trajneri ‘X’ lojtar ka thënë ndonjëherë presidenti: “Jo, nuk e dua këtë lojtar, sepse bën shumë lekë”. Sepse më këtë që thua ti i bie që atë që ka kërkuar stafi, ai e ka marrë, sado i paguar të ketë qenë ai. Me sa di unë, presidenti ka dhënë një stop në punën e parave. Po fus edhe veten time. Më është ofruar vetë kontrata te Dinamo, por ka qenë presidenti që ka thënë ‘stop’. Anë ekonomike ka qenë”, ka thënë Kristi Vangjeli.

Nuk ka vonuar përgjigja e Ermal Barushi, i cili ka mohuar që presidenti Bardhi të ketë ndikuar në merkaton e klubit. “Sot është një lojtar në kampionatin portugez, është në vend të tretë. Është ofruar nga presidenti i ekipit dhe nuk e ka marrë trajneri. Në qoftë se do të marrim rastin konkret, ju sot jeni trajner. Dhe brenda një periduhe 4 mujore latë futbollin. Por mos harro, ai është biznesmen. Në qoftë se një lojtar vjen me një moshë me eksperiencë, por që është drejt fundit të karrierës me një pagesë të madhe, normale që ai do të vërë vizën e kuqe”, është shprehur Ermal Barushi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *